Zgjedhjet lokale më 9 maj 2027, zbulohet kandidati i parë në garë për Bashkinë e Tiranës!

Zgjedhjet lokale më 9 maj 2027, zbulohet kandidati i parë në garë për Bashkinë e Tiranës!

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi, deklaroi se Arlind Qori do të jetë kandidati i kësaj partie për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit 2027. Muçi tha se partia e ka shpallur kandidaturën e kryetarit të saj për këtë garë. Ai u shpreh se nuk e përjashton mundësinë e fitores së Qorit, duke marrë si shembuj edhe raste nga qytete të tjera, si Nju Jorku dhe Berlini. “Në bazë të kritereve të integritetit, ndershmërisë, vullnetit për të ndërtuar një program dhe një platformë qeverisëse për Tiranën, si dhe besnikërisë ndaj këtij programi, ne, te ‘Lëvizja Bashkë’, kemi shpallur kandidaturën e Arlind Qorit, kryetarit të partisë sonë, për Bashkinë e Tiranës. Ne e kemi kandidatin tonë, që është kryetari i partisë, zoti Arlind Qori....