Zgjedhjet lokale/ Celibashi: Probleme ligjore nëse Kodi Zgjedhor nuk ndryshon brenda vitit

Zgjedhjet lokale/ Celibashi: Probleme ligjore nëse Kodi Zgjedhor nuk ndryshon brenda vitit

Data 9 maj është dekretuar për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, por përgatitjet për procesin elektoral përballen ende me paqartësi ligjore. Me ndarjen e re territoriale në 46 bashki, Kodi Zgjedhor duhet të përshtatet me realitetin e ri, ndaj Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka kërkuar partive politike të nisin sa më shpejt diskutimet për ndryshimet e nevojshme. Sipas Celibashit, duhet të rishikohen rregullat për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave bashkiakë, numrin e tyre dhe përfaqësimin e njësive të ndryshme territoriale brenda bashkive. Ai kritikoi vonesat e partive politike dhe paralajmëroi se, nëse ndryshimet nuk miratohen deri në fund të vitit, KQZ-ja mund të përballet me vështirësi praktike, por edhe me probleme ligjore në organizimin e zgjedhjeve. Një tjetër çështje e diskutuar është votimi...