Zgjedhjet lokale 2027, zbulohet ‘taktika’ politike e demokratëve! KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik!
Partia Demokratike duket se ka gjetur një taktikë politike të radhës, pasi nuk e mbështet zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Qëndrimi i forcës kryesore të opozitës parlamentare u bë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas takimit konsultativ të zhvilluar më 9 tetor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me përfaqësues të partive politike parlamentare sot (12 tetor). Ndërsa përfaqësuesit e partive të tjera sugjeruan zbatimin e këtij sistemi në disa bashki ose në të gjithë vendin, KQZ-ja po vlerëson propozimet dhe aspektet teknike përpara se të marrë një vendim për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. “Në përgjigje të ftesës së KQZ Shqipëri për partitë parlamentare për të diskutuar mbi votimin dhe...
Burimi:
javanews.al