“Zgjedhjet ishin farsë”/ Berisha publikon të tjera pamje: Komisionerët hedhin votat bashkë me zgjedhësit

“Zgjedhjet ishin farsë”/ Berisha publikon të tjera pamje: Komisionerët hedhin votat bashkë me zgjedhësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot të tjera pamje që sipas tij dëshmojnë parregullsi serioze në procesin zgjedhor të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha akuzon komisionerët zgjedhorë për manipulim dhe shkelje flagrante të procesit të votimit. “Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë. Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit. Komisionerja kontrollon çdo votë”, thotë Berisha, ndërsa komenton pamjet që ka publikuar. Ai vijon duke theksuar se edhe komisionerë të tjerë janë të përfshirë në të njëjtin veprim, duke votuar ose ndikuar drejtpërdrejt votuesit në pjesën...
Burimi: Sot.com.al