Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zgjedhjet, Giro d’Italia dhe samiti i KPE/Policia kalon në shërbime të përforcuara
👁9006
Polica e Shtetit do të kalojë në shërbime të përforcuara, për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, aktivitetin “Giro d’Italia” dhe Samitin e Komunitetit Politik Europian që do mbahet më 16 Maj, në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, paraditen e sotme thirri në takim drejtorët e drejtorive vendore të Policisë, drejtorët e drejtorive për kufirin dhe migracionin dhe drejtorët e departamenteve. Ai ka kërkuar nga drejtorët që të qëndrojnë në krye të shërbimeve. “Jemi përpara disa sfidave shumë të rëndësishme për imazhin e vendit, ndaj kërkoj nga gjithsecili, më...