Zgjedhjet e tetorit në Izrael, Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë
Gjykata Supreme e Izraelit vendosi të premten se partitë arabe mund të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për në fund të tetorit, duke rrëzuar vendimin e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve për t’i përjashtuar ato nga gara. Gjykata argumentoi se vendimi i komitetit nuk i plotësonte kërkesat ligjore të nevojshme për ndalimin e pjesëmarrjes së partive në zgjedhje. Në fund të shtatorit, Komiteti Qendror i Zgjedhjeve kishte votuar me 18 vota pro dhe 5 kundër për të përjashtuar partinë islamiste konservatore Raam, të drejtuar nga Mansour Abbas, si dhe listën e përbashkët zgjedhore të përbërë nga Hadash, Taal dhe Balad. Në të njëjtën kohë, nga gara ishin përjashtuar edhe disa kandidatë individualë. Kërkesat për ndalimin e këtyre partive përfshinin pretendime se ato mbështesnin luftën...
Burimi:
javanews.al