Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?
Nga DW Zgjedhjet për Kongresin e ri. Zgjedhjet e mesmandatit shihen gjithashtu si një vlerësim i politikave të Trumpit. Senati, Dhoma e Përfaqësuesve, guvernatorët: këto zgjedhje kanë ndikim vendimtar në të ardhmen e SHBA-së. Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet. Këtë herë, amerikanët nuk votojnë se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por se kush do të zerë vend në Kapitol: janë zgjedhjet e mesmandatit, të ashtuquajturat midterm elections. Këto zgjedhje zhvillohen çdo katër vjet, pikërisht në mes të mandatit mes dy zgjedhjeve presidenciale. Qytetarët me të drejtë vote në SHBA vendosin se kush do t’i përfaqësojë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, dy dhomat e Kongresit. Përveç kësaj, në disa shtete votohet edhe për guvernatorin ose...
Burimi:
kohajone.com