Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e 11 majit/ SPAK dërgon për gjykim çështjen për korrupsion zgjedhor për babain e kandidates së PSD
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë për korrupsion në zgjedhje babain e kandidates për deputete të Partisë SocialDemokrate në Fier, Limonera Bozha, Pandeli Bozha. Babai i kandidates socialdemokrate akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, i parashikuar nga nenet 328 i Kodit Penal. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Pandeli Bozha – i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në...