Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Demokratike ankimon rezultatin në qarkun e Beratit
👁4008
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ankimon në KAS vendimin e e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun Berat. Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elga Menga, PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor. Po ashtu PD kërkon zgjedhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku. Në zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM, ka marrë 2 mandate, ndërsa PD 5 mandate.