Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE e shqetësuar për incidentet me gazetarët: Liria e medias, gur themeli i demokracisë!

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE e shqetësuar për incidentet me gazetarët: Liria e medias, gur themeli i demokracisë!

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave. “Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.” Ky është reagimi i vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, pas incidenteve ndaj gazetarëve gjatë gjithë fushatës, ditës së zgjedhjeve, por edhe gjatë numërimit.
Burimi: Javanews.al