Burimi:
Javanews.al

Zgjedhjet e 11 majit/ Lulzim Basha hap sot fushatën në 11:00, merr mbështetjen e CDU-së gjermane
👁7661
Koalicioni Euroatlantik hap sot fushatën, ndërsa Lulzim Basha ka marrë mbështetjen zyrtare të CDU-së gjermane, një nga forcat më të rëndësishme politike të qendrës së djathtë në Europë. Takimi mbahet në orën 11:00 në një restorant në Tiranë, Xibraku. Në aktivitetin e ditës së sotme, i cili fokusohet te programi elektoral, në krah të Lulzim Bashës do të jetë Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum – zëdhënës për çështjet europiane i grupit parlamentar të CDU-së në Bundestag. Falenski është një njohës i thellë i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe një mik i vjetër i Shqipërisë. CDU ka kontribuar drejtpërdrejt...