Zgjedhjet e 11 majit, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR takohet me Celibashin

Zgjedhjet e 11 majit, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR takohet me Celibashin

Kreu i delegacionit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit 2025. Gjatë takimit, u prezantua një pasqyrë e plotë mbi procesin e regjistrimit, votimin nga jashtë dhe masat për garantimin e integritetit zgjedhor. Gjithashtu, u diskutua për bashkëpunimin me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në luftën kundër krimeve zgjedhore dhe përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë. Në vijim, OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve...

Burimi: Sot.com.al