Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook
👁10653
Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në një postim në Facebook më 10 maj. “Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, shtoi deklarata. Megjithatë, urdhri i komisionerit u shpërfill gjerësisht në hapësirën digjitale. Sipas të dhënave nga Libraria e Reklamave Politike të kompanisë “Meta” –...