Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja 8 qendrat ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve
👁10777
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit ndërsa ky pritet të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht. Lidhur me këtë pikë të procesit bëhet me dije se jo në të gjitha Qendrat e Votimit do të mund të aplikohet teknologjia në identifikimin e votuesve. 8 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik: -Shkodër Njësia Administrative Pult -Njësia Administrative Dropull i Sipërm -Njësia Administrative Pogon -Njësia Administrative Pogon -Njësia Administrative Pogon -Njësia Administrative Libohovë -Njësia Administrative Zagorie -Njësia Administrative Xarrë