Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë’, Kaso: Kërkojmë pavlefshmëri dhe hetim për 130 mijë fletë votimi
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi sot në një emision televiziv se zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ishin të rregullta, duke i cilësuar si një “farsë elektorale”. Kaso theksoi se PD ka kërkuar transparencë të plotë për procesin dhe ka depozituar kërkesa për pavlefshmëri në të gjitha qarqet, për shkak të shkeljeve që, sipas tij, kanë cenuar rëndë integritetin e votimit. “Parregullësi ka pa fund. Janë përdorur banda, është ushtruar presion mbi votuesit, është blerë vota, janë dhënë favore elektorale me tenderë dhe miell elektoral”, tha ai, duke iu referuar edhe konstatimeve të...