Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e 11 majit/ Haklaj: Do ngre zërin për të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve, ndihen të kërcënuar
👁2253
Azgan Haklaj, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës nën logon e Demokratëve Euroatlantikë, kritikon dy partitë e mëdha PD dhe PS se kanë fshirë çështjen kombëtare nga programet e tyre elektorale. Në një postim në rrjetet sociale, Haklaj thekson se “edhe diktatori Hoxha në kongreset që i kishte më pak luksoze sesa këta i kushtonte formalisht një kapitull në fjalimet e tij Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare”. Sipas tij, Tirana zyrtare ka harruar shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë pavarësisht se Kosova kërcënohet, ata në Maqedoninë e Veriut agresohen, të Mal të Zi dhe Luginës së Preshevës që vazhdojnë të pakësohen...