Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zgjedhjet e 11 majit, farsë”/ Mosnjohja e rezultatit, reagon Kreu i PD Berisha: Nga influenca deri tek kërcënimet…
Ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, ka reaguar Kreu i PD, Sali Berisha duke deklaruar se procesi zgjedhor ka shkelur rëndë parimet themelore të demokracisë dhe standardet ndërkombëtare. Ai shtoi se parimet e këtij dokumenti janë mishëruar në Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor të vendit, por sipas tij, janë anashkaluar plotësisht gjatë këtij procesi zgjedhor. “Në këto zgjedhje u shkelen parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta, për të cilat Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagenit,” u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat. Sipas Berishës, ajo që ndodhi më 11 maj dhe gjatë gjithë periudhës zgjedhore përbën një “përmbysje të plotë të parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit.”...