Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi takohet me ambasadorin e BE-së
👁8960
Në kuadër të mbështetjes së procesit zgjedhor, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Në përfundim të takimit, Gonzato u pyet nga gazetarët mbi pretendimet e ngritura nga media për ndërhyrje të tij në raportin paraprak të OSBE/OSIHR. “Bashkimi Europian, të cilin unë përfaqësoj këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëj një hap te rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar tek ODHIR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht i pavërtetë. Nëse njerëzit me...