Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument, janë dorëzuar…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijon të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë konferencës me gazetarët, kryedemokrati tha se ‘350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ-së pas asnjë dokument’. Më tej ai shton se këto kuti ‘janë dorëzuar në një vend të administruar nga një ish-deputet i Partisë Socialiste’. “Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi. Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format,...