Zgjedhjet 2025/ Deputeti i parlamentit italian për TCH: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

Zgjedhjet 2025/ Deputeti i parlamentit italian për TCH: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

Deputeti i parlamentit italian, Mauro de Barba dhe njëkohësisht vëzhgues i huaj në zgjedhjet parlamentare ka dhënë një prononcim për gazetarin e Top Channel, Artur Bibe. Ai thotë se procesi është i qetë dhe pozitiv. Më tej deputeti shton se është ende herët që të jepet një opinion përfundimtar për procesin pasi do të vlerësohet kur të përfundojë. “Mesi kemi parë deri tani, procesi është i qetë dhe pozitiv. Është ende herët që të japim një opinion përfundimtar për procesin pasi do të vlerësohet kur të përfundojë”, thotë ndër të tjera Mauro de Barba. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv