Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet 2025/ Alimehmeti: Numërimi ishte i saktë, por pati manipulime gjatë procesit të votimit
👁8783
Kandidati demokrat Ilir Alimehmeti tha se në zgjedhjet e vitit 2025 pati manipulime gjatë procesit të votimit, jo gjatë numërimit. Nga studio e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Alimehmeti u shpreh se në Bashkinë e Vorës kishte shumë falsifikime, teksa nënvizoi se shumë persona votuan me karta identiteti të rreme. Demokrati vuri theksin se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Sa i përket numërimit elektronik, edhe ne s’kemi pasur ndonjë kërkesë. Për mua, problemi madhor është procesi i votimit. Në Vorë ka pasur njerëz që shkonin për të tjerët. Thonin: ‘Voto këtu, voto aty’. Ky është...