Zgjedhja e Papës së ri, qeveria franceze mohon kategorikisht përfshirjen në proces

Zgjedhja e Papës së ri, qeveria franceze mohon kategorikisht përfshirjen në proces

Qeveria franceze mohoi sot kategorikisht se ishte përfshirë në ndonjë mënyrë në procesin që do të çojë në zgjedhjen e papës së ri. Kardinalët francezë që do të marrin pjesë në konklavë janë pesë dhe, sipas raportimeve në shtypin italian, presidenti francez, Emmanuel Macron thuhet se ka shprehur dëshirën që papa i ri të vijë nga vendi i tij ose të zgjidhet falë “lëvizshmërisë diplomatike” të Parisit. “Ky është një lajm i rremë, ne nuk po ndërhyjmë në asnjë mënyrë në procesin e zgjedhjes së papës së ri”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot për radion RTL. Ndërkohë, takimi...
Burimi: Top-Channel.tv