Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhja e Papës së ri, fillon zyrtarisht votimi i parë në konklavën me 133 kardinalë
👁3967
Portat e Kapelës Sistine janë mbyllur dhe 133 kardinalët kanë nisur votimin për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike. Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, jehona e frazës latine “extra omnes”, “të gjithë jashtë”, shënoi fillimin e votimit të fshehtë. Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave. Në Sheshin e Shën Pjetrit janë mbledhur besimtarë që presin të shohin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku i Kapelës Sistine: tymi i zi sinjalizon se nuk është zgjedhur ende një Papa i ri, ndërsa ai i bardhë shpall zyrtarisht zgjedhjen e tij. Megjithatë,...