Burimi:
Sot.com.al

Zgjatja e mandatit të SPAK, Spahiu: Kërkon 93 vota, mund ta mundësojë vetëm Rama me Berishën
👁7817
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar sot raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e vitit 2024, duke e cilësuar si një ndër paraqitjet më konkrete dhe transparente të këtij institucioni. I ftuar në një emision televiziv, Spahiu vlerësoi që Dumani foli hapur për bilancet, problematikat dhe nevojat e institucionit që drejton. Sipas tij, transparenca dhe komunikimi i drejtuesve me publikun janë aspekte pozitive për një institucion të tillë. Në fokus të diskutimit ishte kërkesa për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të SPAK, për të cilën Spahiu u shpreh se është kushtetuese dhe...