Zgjati vetëm 38 minuta! Ja cila është lufta më e shkurtër në histori

Zgjati vetëm 38 minuta! Ja cila është lufta më e shkurtër në histori

Lufta më e shkurtër në historinë e regjistruar, nisi në orën 9 të mëngjesit të 27 gushtit 1896. Ajo përfundoi në më pak se treçerek ore, me një bilanc tronditës prej 501 ushtarësh të vrarë ose të plagosur. Kjo është historia pak e njohur e Luftës Angli-Zanzibar. Historia nisi në vitin 1890 me nënshkrimin e traktatit Heligoland-Zanzibar midis Britanisë dhe Gjermanisë. Gjermanisë iu dha kontrolli mbi Tanganikën (Tanzania e sotme), ndërsa Zanzibari iu dorëzua ndikimit të britanikëve. Një nga planet kryesore që kishte Britania për Zanzibarin, ishte shfuqizimi i skllavërisë. Por ky veprim i zemëroi tregtarët e pasur dhe klasën sunduese. Edhe Sulltani i Zanzibarit, SeidAli ibn Saidi, i rezistoi këtyre urdhrave derisa vdiq në vitin 1893. Britanikët shfrytëzuan rastin për të vendosur në krye Sulltanin Hamad bin Tuaini, i cili do të ishte më i nënshtruar ndaj...