Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zëvendëspresidenti Vance, mesazh për zgjedhjet e 11 majit: Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i qytetarëve ka rëndësi
👁5337
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zëvendëspresidentit të SHBA-ve, J.D. Vance përmes një postimi në ‘Facebook, lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Në mesazhin e Vance theksohet se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. “Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo”, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance“, shkruhet në mesazhin e Vance të shpërndarë nga ambasada.