Zjarr i madh në Long Island të New York-ut, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Zjarr i madh në Long Island të New York-ut, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

PAMJE NGA NGJARJA

SHBA-Një seri zjarresh shpërthyen në Long Island në Nju Jork, SHBA, të shtunën. Shtëpitë dhe fabrikat janë kërcënuar nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e Westhampton dhe guvernatori i Nju Jorkut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Zjarret shtrihen në një rreze prej 11 km në zonën përreth Westhampton dhe Eastport në bregun jugor. Konkretisht, policia mbylli një pjesë të autostradës, e cila është një aks rrugor drejt majës lindore të Long Island. Për shuarjen e zjarreve janë mobilizuar helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot. Më shumë se 80 agjenci janë përfshirë në shuarjen e tre zjarreve në Long Island-in lindor.
Erërat e forta dhe lagështia e ulët krijuan kushtet për shpërthimin e zjarreve, sipas Shërbimit të Shpëtimit dhe Emergjencave të Qarkut Suffolk, i cili paralajmëroi të shtunën më herët për rrezikun e zjarreve./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente