
ZI! Koçana i dha lamtumirën të vdekurve nga tragjedia e klubit të natës
Foto ilustruese
KOÇAN- Një vend i tërë në zi, një vajtim i pafund, i përzier me klithma zemërimi dhe inati, dhe një “pse” që shoqëron sa herë që përmendet tragjedia. Maqedonia e Veriut ka varrosur sot viktimat e zjarrit në një lokal nate në Koçan. Kjo është e vetmja temë, jo vetëm në lajme, por edhe në bisedat mes njerëzve në rrugë.
Nga familjarët janë hapur 24 varre krah për krah për të pritur të vdekurit. Varrimi u bë sot në mesditë, në një atmosferë veçanërisht të rëndë, i kryesuar nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut, Stefanos.
Pamje nga varrezat
Mijëra njerëz shkuan në varrezat e Koçanit për t’u dhënë lamtumirën e fundit të vrarëve nga zjarri në disko. Pranë familjarëve të viktimave u vendosën edhe disa ambulanca. Personeli mjekësor i urgjencës ka intervenuar të paktën 6 herë, pasi familjarët e viktimave janë ndjerë keq dhe kanë humbur ndjenjat.
Si pasojë e një zjarri në një lokal nate në Maqedoninë e Veriut 59 humbën jetën dhe më shumë se 155 persona u plagosën. Në qytetin e Koçanit banorët kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit për të vrarët nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Viktima më e re ishte vetëm 14 vjeç. Deri më tani janë ndaluar 23 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
kocani ekso
kocani 1
Burimi