Zhupa dhe Mziu denoncojnë abuzimet me kompanitë telefonike: Operojnë  si ‘kartel’

Zhupa dhe Mziu denoncojnë abuzimet me kompanitë telefonike: Operojnë si ‘kartel’

Ina Zhupa dhe Xhelal Mziu

TIRANË- Deputetët demokratë, Ina Zhupa dhe Xhelal Mziu kanë denoncuar nga foltorja e Kuvendit abuzimet e çmimeve të dy kompanive telefonike në Shqipëri, One Albania dhe Vodafone Albania. Gjatë fjalës së saj, Zhupa u shpreh se dy kompanitë organizohen me njëra tjetrën dhe i kanë çmimet njësoj. Po ashtu shtoi se dy kompanitë i rrisin çmimet në mënyrë të koordinuar, ndërsa dhe paketat i kanë njëlloj. Ndërkohë, Mziu tha se ka raste denoncimi nga qytetarët ku kompanitë nuk respektojnë kontratat.
Ina Zhupa: Një temë sensitive për qytetarët duke qenë se kemi këtu drejtuesin e AKEP, lidhet me tarifat e kompanive celulare. E para ka të bëjë me hakerimin që i ndodhi “ONE’, të dhënat që u zhdukën dhe u vunë në përdorim të të tretëve nga ky përdorim, mungesa e shërbimit tek përdoruesit nuk mori përgjigje nga AKEP. Në përgjigje ju i thoshit klientëve që ju si përdorues mund ti drejtoheni gjykatës ose na sillni ankesa neve.  Nuk ka nevojë t’ju sjellin ankesa sepse afera është e madhe, gjendja dihet nga të gjithë, kur ndërprerja e sinjalit ishte bërë e vazhdueshme. Dhe ju duhet të kishim marrë masat e nevojshme për të vënë gjoba, për të monitoruar. Dy kompanitë organizohen me njëra tjetrën dhe i kanë çmimet njësoj, i rrisnin çmimet në mënyrë të koordinuar, i kanë paketat njëlloj
Xhelal Mziu: Ky fenomen nuk ishte pak vite më parë sepse kishim 4 kompani konkurruese, kishim edhe telefoninë fikse. Ajo se çfarë ka ndodhur vitet e fundit është për shkak të duopolit midis këtyre dy kompanive.  Kujtoj që par disa viteve të lusnin për të shkuar tek një kompani celulare, të oferonin tarifa konkuruese. Sot është e kunderta. Në dallim nga vendet e tjera të BE dhe rajonit ku ulja e tarifave është në mënyrë permanente.  Mjafton të shkosh në cdo lagje të kryeqytetit dhe në qytete të tjera ka pafund raste të ankimimit sepse nuk respektojnë kontratat. Kemi dyfishim të çmimit dhe përgjysmin të shërbimit ndaj qytetarëve./ZËRI
Burimi