‘Zgjedhorja’/ OSBE: Emigrantët të votojnë! Gjiknuri: Të kryhet me postë. Bylykbashi: Po vrisni votën
Foto ilustruese
TIRANË- Një tryezë diskutimi ku të pranishëm ishin, Ambasadori i misionit të OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, kreu i Komisoinit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike në vend është zhvilluar këtë të martë, me fokusin tek zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë fjalës së tij, Tarran u shpreh se parlamenti duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i njeh të drejtën zgjedhësve me vendbanim jashtë vendit të shprehin vullnetin politik. Ai shtoi;
Michel Tarran: Sfidë e pazgjidhur ende zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë çështjen e votimit nga jashtë vendit. Secili shtet duhet të zbatojë atë model që i përshtatet me mirë sipas kontekstit. Çdo vendim, duhet të jetë prej konsensusit të të gjithëve. Ky konsensus duhet të bazohet në bashkëpunim dhe një qasje e tillë do të çonte në votimin nga jashtë vendit. OSBE ehte e angazhuar për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve dhe proceset zgjedhore. Ju ftoj ta shihni prezencën OSBE-së. Kur ka vullnet ka edhe zgjidhje. rezenca e OSBE-së vazhdon të jetë e angazhuar të mbështesë proceset demokratike dhe integritetin. Transparenca dhe gjithë përfshirja e palëve përbëjnë element themelor të zhvillimit demokratik të vendit. Administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka treguar përmirësim nga zgjedhja në zgjedhje. Me afrimin e zgjedhjeve për Kuvendin është shumë e rëndësishme t’i trajtojmë këto çështje sipas përparësisë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Duhet të kuptojmë sa më mirë vështirësitë që hasim gjatë procesit në mënyrë që të kemi përmirësim të vazhdueshëm. Presim të diskutojmë si institucionet publike i administrojnë denoncimet gjatë fushatave zgjedhore dhe rrugët për të përmirësuar raportimin dhe sfidat për administrimin zgjedhor. OSBE është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ndihëm teknike sipas nevojës duke nxitur besimin dhe transparencën në procesin zgjedhor. Ja vlen të theksojmë se liria dhe ndashmëria dhe transparenca e procesit zgjedhor nuk kanë vetëm përgjegjësinë e KQZ-së, por janë përpjekje politike e të gjithë aktorëve. Vonesat e mundshme gjatë arritjes së këtij qëllimi kufizojnë kohën në dispozicion të KQZ-së çka mund të ndikojë tek cilësia e proceseve zgjedhore
Por vota e disaporës është dhe pika që i ndan palët, duke bërë që Reforma Zgjedhore të dështojë dhe Partia Socialiste të shkojë me një propozim të vetin në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi u shpreh se vota e emigrantëve ‘vritet” në parim përderisa kërkohet që emigrantët të kenë një adresë të ligjshme në vendin ku jetojnë. Sipas tij, kjo do ti hiqte mundësinë mijëra emigrantëve që kanë emigruar në vitet e fundit që të votojnë.
Oerd Bylykbashi: Vota e emigrantëve vritet në parim duke kërkuar njësoj si më parë që emigrantët votojnë vetëm nëse kanë një adresë të regjistruar në mënyrë të ligjshme në vendin ku ata kanë shkuar të emigrojnë. Të gjithë ata mijëra që kanë ikur në këto dhjetë vitet e fundit nëse nuk kanë një adresë nuk do ta kenë përsëri të drejtën e votes.
Ndërkohë socialistja, Blerina Gjylameti, e pranishme në tryezë u shpreh se Partria Socialiste është e gatshme për t’i dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë të votojnë, prandaj dhe propozimi qëndron që të regjistrohen pranë KQZ-së.
Blerina Gjylameti: Të presim deri në moment të fundit që ta bëjmë të mundur me konsensus poltik. Ne jemi të hapur dhe të bindur për t’i dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë të votojnë, prandaj dhe propozimi qëndron që të regjistrohen pranë KQZ-së.
Por jo vetëm Vota e Diasporës i ndan palët politike në vend. Një tjetër problem është herësi. Mazhoranca propozon që ai në asnjë rast nuk duhet të jetë më i lartë se 7 mijë vota në të gjitha qarqet e vendit. Por sipas Bylykbashit, duhej të ishte gjetur një mekanizëm për hapjen e listave në mënyrë që të gartantohej barazia e votës.
Oerd Bylykbashi: Do të kishim gjetur një mekanizëm dhe një formulë që jo vetëm do të hapte listat, por do të garatonte dhe drejtësi dhe barazi të votës, në mënyrë që kandidatët të zgjidhen me një numër votash parapëlqyese dhe shqiptarët të kishin mundësi të votonin për aq kandidatë sa janë në zonën zgjedhore dhe jo në mënyrën e sforcuar siç e propozon sërish PS.
Nga ana tjetër ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i bëri thirrje opozitës që të dërgojë propozimet e saj. Ndërsa shtoi se Partia Socialiste është e gatshme të ulet me opozitën për të bërë realitet Votën e Diasporës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Elisa Spiropali: Kemi bërë çdo përpjekje që të mund të gjenim dhe fjalën e përbashkët për shumicën e cilësuar por kur nuk kemi dakordësinë, PS ka çuar propozimet që reflekton vetëm Gjykatën Kushtetuese. Ne besojmë se diaspora duhet të votojë, ndaj kemi reflektuar vendimin e Gjykatës. Propozimet janë aty, lehtësisht të zbatueshme. Propozimi ynë është i ngjashëm me sisteme edhe jashtë. Janë lehtësisht të zbatushme. Ne besojmë që është detyrë e çdo grupi parlamentar që të japë propozimet më të mirë dhe më pas të shkojmë në seancë dhe t’i votojmë. Megjithatë ka ende kohë. E rëndësishme është që PD të na bashkohet dhe të japë propozimet e saj. Të gjitha propozimet më të mira që reflektojnë vendimin e gjykatës ti votojmë në séance. Krahasimet me hedhje në erë nuk kanë vënd fare në këtë diskutim. E propozuam ne këtë grupin e dialogut. Ne kemi të gjithë vullnetin për të bërë këtë debat, dhe për të gjetur vullnetin përtej interesave. Duhet të votojmë ta bëjmë realitetit në 2025. Ne jemi ende të gatshëm për tu ulur. Ne ishim në një ngushtim afati për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ ODIHR e vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi ende në pritje për të marrë propozimet.
Ndërkohë, Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se PS i qëndron idesë së saj që vota e emigrantëve të kryhet përmes postës. Ndërsa, për mënyrën se si do të regjistrohen emigrantët, Gjiknuri tha se kjo i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Damian Gjiknuri: Iniciativa e mazhorancës është bërë publike që ne tashmë ke një draft të Kodit Zgjedhor, që nëse do të ketë vullneti politik dhe do të bëhen 84 vota, Vota e Diasporës do të bëhet e mundur. Nga ana tjetër projekligji reflekton kërkesat e grupeve të diasporës dhe opozitës, ku ka qenë disa firmëtarë, mes të cilëve dhe Gazment Bardhi, ku kanë paraqitur një projekligj për Votën e Diasporës. Kemi marrë thelbin e atij projekti./ZËRI
Burimi