Zgjedhjet në Himarë/ KAS rrëzon kërkesën e ankesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, lë në fuqi rezultatin
KAS
HIMARË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë, të cilat u mbajtën më 4 gusht dhe rezultuan me fitoren e kandidatit të PS-së Vangjel Tavo.
KAS deklaroi se nuk zbuluar parregullsi në në zgjedhje dhe la në fuqi rezultatin nga numërimi i votave.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve të 4 gushtit që u zhvilluan, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë Himarë, me pretendimin se 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara dhe sipas tyre, 300 votues të rinj janë shtuar nga bashkitë e tjera.
Gjetjet nga administrata e KQZ pas verifikimit te materialeve zgjedhore janë:
-169 qytetar janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të shkaduara. Nga këto raste janë gjetur 23 në librin e protokollit, mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve. Rreth 100 zgjedhës patën vështirësi për tu identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit).
-Nuk jane evidentuar raste me votim me kartë të skaduar.
Zgjedhjet në Himarë u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria. /ZËRI
Burimi