Zgjedhjet/ Haradinaj: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën, jo me Kurtin
Ramush Haradinaj
PRISHTINË- Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përjashtuar mundësinë për koalicion me kryeministrin Albin Kurti. Në një konferencë për mediat, Haradinaj tha se është i zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare, madje premtoi “reflektim”. Po ashtu, u shpreh i gatshëm që të bashkëpunont me partitë opozitare për ta krijuar shumicën paralemtare.
“Ne kemi ruajtur një votë që kishim, në totalin e kësaj vote jemi diku 70 mijë kur të përmbyllet ky proces, nëntë deputet edhe pse jemi në koalicion. Nuk është një rritje por është një ruajtje e besimit që kishim në të kaluarën. Është në nderin tim që të ndihmojë një qeveri të opozitës, asnjëherë me z. Kurti. Me kënaqësi do të bashkëpunonim me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën edhe që është e mundshme realisht nëse kemi këtë gatishmëri. Jemi të gatshëm për këtë. Pa asnjë kusht. Nuk kërkojmë asnjë kusht që pengon të ecim përpara,”-tha Haradinaj.
Në lidhje me deklaratën e kryeministrit në largim, Albin Kurti, i cili i quajti opozitarët “hajvanë”, Haradinaj reagoi ashpër.
“Më hajvan se një kryeministër që pas 4 vjetësh qeverisje ka treguar vetëm vica gjatë fushatës, s’ka pasur një program konkret, s’ka të arritura, asgjë. Fatkeqësisht, ky është realiteti ynë,”-u shpreh ai.
Dje, Kosova vendosi për fatin e 4 viteve të ardhshme, ndërsa numërimi i votave vazhdon ende sot. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po prin me 40.96 për qind apo 316.016 vota, por ka shënuar rënie nga 4 vite më parë. Partia e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 22.42 për qind apo 172.953 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.62 për qind apo 135.976 vota të fituara. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Konservatorët dhe Intelektualët kanë fituar 7.56 për qind apo 58.307 vota. Në këto kushte, LVV nuk krijon dot qeveri./ZËRI
Burimi