Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Fushata nis më 26 korrik! Partitë afat deri më datë 22 për kandidatin

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë/ Fushata nis më 26 korrik! Partitë afat deri më datë 22 për kandidatin

Bashkia Himarë

HIMARË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme, të cilat do të mbahen më 4 gusht, do të nisë më 26 korrik. Vendimi do të merret ditën e nesërme në mbledhjen e Komisionit Rregullator. Ndërkohë partitë kanë afat deri më datë 22 korrik për të dorëzuar emrin e kandidatit. 
NJOFTIMI:
Ditën e martë, datë 09.07.2024, ora 15:30, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancën publike me këtë rend dite:Çështje për shqyrtim rishtas:
1. Projektvendim “Për procedurat e akreditimit dhe rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të shteteve të huaja dhe mediave, përmes platformës online të vëzhguesve”. 2. Projektvendim “Për miratimin e programit të edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Vendim i kundërshtuar nga opozita. Gazment Bardhi e ka cilësuar dekretin e Presidentit si antikushtetues. Ndërkohë vendimi solli dhe reagimin e diplomacisë greke. Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi që Fredi Beleri të mund të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian. Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash. Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar Belerin me 2 vjet burg./ZËRI
 
Burimi