
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama mbledh qeverinë sot dhe nesër, në fokus vota e emigrantëve
👁376
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë, kryesine e PS-së dhe drejtuesit politik të qarqeve ditën e sotme. Mbledhja do të mbahet te Pallati i Brigadave në orën 14:00.
Zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidateve për deputetë, vota e diasporës dhe disa nga pikat kryesore të programit elektoral, janë agjenda e takimit me dyer te mbyllura. Një tjetër pikë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit./ZËRI
Burimi