ZËRI ‘zgjon’ autoritetet, policia shpall në kërkim një tjetër person

ZËRI ‘zgjon’ autoritetet, policia shpall në kërkim një tjetër person

PAMJE NGA NGJARJA

VLORË- Kur kanë kaluar 16 orë nga sherri në të cilin mbeti i plagosur rëndë Luçiano Koçeku, i njohur si Tur Koçeku dhe pas raportimit ekskluziv të ZËRI-t është detyruar të reagojë. Në një njoftim shtesë për sherrin në Palasë, Policia e Vlorës bën me dije se përveç Xhoni Spahos dhe Genti Balecit ka shpallur në kërkim dhe Fatmir B. e një tjetër person, Klajdi Cerri, 32 vjeç, banues në Tiranë. 
Njoftimi shtesë: Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë. Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë. Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Si është gjendja e Luçiano Koçekut? Tur Koçeku është dhunuar barbarisht në këtë konflikt dhe gjendja e tij është e rënduar.
Burimi