Zbulohet letra e Orban që ‘shkundi’ BE-në! Shok dhe panik në Brukesl

Zbulohet letra e Orban që ‘shkundi’ BE-në! Shok dhe panik në Brukesl

Donald Trump dhe Viktor Orban

Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe liderëve të tjerë të BE-së se nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor, ai do të kërkojë shpejt bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan Financial.
Gazeta thekson se Orban në një letër të dërguar pasi vizitoi së fundmi Kievin, Moskën, Pekinin dhe Uashingtonin, ku foli me Trump, shkruante se kjo do të thotë se në rast të fitores së Trump, BE-ja duhet të rihapë komunikimin e drejtpërdrejtë diplomatik me Rusinë dhe të fillojë negociatat me Kinën për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë. Financial Times tha se e disponobte letrën, por zyra e Orban refuzoi të komentonte, ndërsa ekipi i fushatës së Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
“Ne nuk mund të presim një iniciativë paqeje nga Trump deri në zgjedhje. Megjithatë, mund të them me siguri se menjëherë pas fitores së zgjedhjeve, ai nuk do të presë përurimin e tij, por do të jetë gati të veprojë menjëherë si një ndërmjetës për paqen.  Ka plane të detajuara dhe të bazuara mirë për këtë”, shkruan Orban.
Kryeministri i Hungarisë, sipas Fayensel Times, deklaroi gjithashtu në letër se, bazuar në bisedat e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin, presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, përshtypja e përgjithshme ishte “se intensiteti i konflikti ushtarak do të përshkallëzohet rrënjësisht në të ardhmen e afërt.”
Sipas Orban, kjo do të thotë se BE-ja duhet të parashikojë një ndryshim në politikën amerikane dhe të pranojë nevojën për negociata urgjente midis Rusisë dhe Ukrainës ose të marrë më shumë përgjegjësi për financimin e mbrojtjes së Ukrainës.
“Jam më se i bindur se në rezultatin e mundshëm të fitores së Presidentit Trump, marrëdhënia e barrës financiare midis SHBA-së dhe BE-së do të ndryshojë ndjeshëm në dëm të BE-së kur bëhet fjalë për mbështetjen financiare për Ukrainën”, thuhet në letrën e Orban.
Ai u tha krerëve të BE-së se duhen bërë përpjekje për të ulur tensionet dhe për të krijuar kushte për një armëpushim të përkohshëm dhe fillimin e negociatave të paqes. Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Orbán i dërgoi një letër Michelit, ku theksonte se letra, ndër të tjera, i referohet bisedimeve me Kinën për një konferencë paqeje dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.
Sipas Bild, letra përmban dhjetë pika. Këshilltari politik i kryeministrit hungarez tha të hënën se Orban informoi me shkrim liderët e Këshillit Evropian për përvojat e negociatave të paqes në Ukrainë, fazën e parë të misionit të paqes dhe planin e Hungarisë, i cili përmban një vlerësim real të situatës dhe qëllime realiste, si dhe një plan të përshtatshëm veprimesh./ZËRI
Burimi