Zbulohet identiteti i viktimës në tubimin e Donald Trump
Corey Comperatore
SHBA- Identifikohet personi që u vra gjatë mitingut të Donald Trump në Pensilvani. Corey Comperatore, një zjarrfikës nga Buffalo, ishte ulur pas ish-presidentit kur ai u qëllua me armë zjarri nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.
Familjarët i bënë homazhe të ndjerit, i cili ishte një personazh i njohur në komunitet për shkak të punës së tij.
“Tubimi i Donald Trump në Pensilvani i mori jetën vëllait tim, Cory Comperatore. Urrejtja për një njeri i mori jetën atij që e donim më shumë. Ai ishte një hero që mbronte vajzat e tij. Vëllai im i vogël sapo kishte mbushur 50 vjeç dhe kishte shumë jetë për të jetuar. Urrejtja nuk ka kufi, dashuria nuk ka kufi. Lutuni për ne, sepse kjo duket si një makth i tmerrshëm, por ne e dimë se është realiteti ynë i dhimbshëm,”- ka shkruar motra e tij në Facebook.
Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, qëlloi Trumpin nga çatia e një ndërtese aty pranë, jashtë perimetrit të sigurisë së tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret./ZËRI
Burimi