“Zbërthehet” SKEMA- Si pastronte paratë edhe nga brenda burgut “bossi” shqiptar, kishte korruptuar edhe nëndrejtorin

“Zbërthehet” SKEMA- Si pastronte paratë edhe nga brenda burgut “bossi” shqiptar, kishte korruptuar edhe nëndrejtorin

 

Foto ilustruese

 
JANINË- Zbardhet skema e plotë sesi vepronte “bossi” në burgun e Janinës. Media greke “Protothema” ka zbuluar se shqiptari Edmond Përbasha bashkëpunonte me nëndrejtorin e Institucionit të vuajtjes së dënimit, llogaritarin e burgut, administratorin, një gardian, një të burgosur dhe dy persona që ishin në liri. Pas zbërthimit të kësaj skemë që kishte “lulëzuar” brenda burgut, Policia finalizoi 8 urdhër-arreste.

Organizata kishte nisur që të funksiononte që nga prilli i vitit 2023 dhe ishte “specializuar” në trafikun e drogës, por edhe në pastrimin e të ardhurave që siguronin nga aktiviteti i paligjshëm. Edhe pse në burg, shqiptari Përbasha i orientonte me telefon, duke përdorur fraza dhe fjalë të koduara që bashkëpunëtorët e tij i kuptonin shumë mirë.
DISA NGA FJALËT ME KODE:
“ato”: substanca narkotike
“dopa e rëndë”: kokainë
“parni”: heroinë ose kanabis
“e bardhë”: para
Por si funksionte skema?
Bashkëpunëtorët e shqiptarit të burgosur shisnin drogë, merrnin paratë dhe më pas ia dorëzonin sërish shqiptarit nëpërmjet një bashkëpunëtori ose partneres së tij. Paratë kalonin përmes zyrës së kontabilitetit të burgut dhe direkt në llogarinë e tij individuale. Për këtë kalim dyshohet se kanë pasur dijeni nëndrejtori dhe llogaritari i burgut. Të dy dyshohet se kanë marrë ryshfet që të deklaronin si “të pastra” paratë e shqiptarit, edhe pse e dinin se ishin të ardhura nga shitja e drogës. Gjithsej, nga data 20 prill 2023 deri më 3 qershor 2024, u konstatua se depozitat e regjistruara në emër të “bossit” kapin vlerën e afërsisht 50,000 eurove. Paratë legalizoheshin nëpërmjet konsumit të produkteve brenda burgut./ZËRI

eurimata 6

eurimata 5

eurimata 4

eurimata 1
Burimi