Xibraka/ Bardhi thumbon kryeprokurorin: Paguhesh kot, vartësit tuaj i udhëzoni që të mos hetojnë kokat e grupeve kriminale?

Xibraka/ Bardhi thumbon kryeprokurorin: Paguhesh kot, vartësit tuaj i udhëzoni që të mos hetojnë kokat e grupeve kriminale?

Gazment Bardhi dhe Olsian Cela

TIRANË- Është duke raportuar sot në Kuvend, kreu i prokurorisë së përgjithshme Olsian Çela, i cili u pyet nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në lidhje me hetimet për dosjen Xibraka, duke qenë se ai ka qenë një prej hetuesve të kësaj çështje. Pyetja e Bardhit ishte disi ironike, nëse në cilësinë e kryeprokurorit, a i udhëzonte vartësit e tij Çela që të linin jashtë hetimeve kokat e
Gazment Bardhi: Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. Në udhëzimet tuaja, këtë standard hetimi a ja rekomandoni vartësve tuaj në prokurorinë e rretheve. Dhe së dyti, dekonspirimi a duhet të hetohet, a ja rekomandoni vartësve tuaj?
Olsian Çela: Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që ti përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve.
Ndërkohë që pyetja tjetër e shtruar nga Bardhi, është ajo që lidhet me ndërtimet pa leje në Tiranë.
Bardhi: Publikisht por edhe gjatë raportimit të para 2 viteve tuaj në Kuvendin e Shqipërisë janë denoncuar dhjetra apo qindra raste të ndërtimeve dhe shtesave pa leje në kulla dhe ndërtime të larta, kryesisht në Tiranë dhe në bregdet. Kjo më pas u konfirmua edhe nga institucionet përgjegjëse, të cilat nëpërmjet akteve të Këshillit Kombëtar të Territorit vendosën me procedurë dyshim konfiskimi dhe më pas shitje tek të njëjtit persona të këtyre ndërtimeve pa leje. Ju kam kërkuar informacion zyrtar, por përgjigjia juaj ka qenë që ju nuk keni informacion, pra praktikisht paguheni kot si Prokuror i Përgjithshëm, që kështu e shfrytëzoj këtë seancë për të pyetur a ka patur hetime, procedime apo dënime nga Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm lidhur me këto raste?
“Sa i takon ndërtimeve pa leje është një çështje që është trajtuar me seriozitet nga ana e prokurorive. Në kuadër të një organizimi të mbledhjes së përgjithshme unë i kam kërkuar të gjithë prokuroreve që ta trajtojnë me vëmendje sepse është shqetësuese që në këtë periudhë që po kalon vendi edhe ne të vuajmë nga shqetësimi i ndërtimeve pa leje.  
Për tu përmbushur kërkesës tuaj për informacion mund tju them se përgjatë vitit 2024 Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm një pjesë të këtyre cështjeve e kanë cuar për gjykim”, u shpreh Çela në Kuvend.
Mikrokreditë?
“Është një fenomen shqetësues. Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve që lidhen me to. Njëra është bërë publike ka pasur veprime të prokurorisë ku ka persona që janë duke hetuar ka dhe masa sigurie. Mbetet të shikohet si do vazhdohet me hetimit dhe gjykimi. Por secili rast ka prokuror që po heton cështjet ka dhe gjykatë që do bëjë vlerësimin. Ajo që i është kërkuar prokurorive, është nxitja e thellimit të hetimeve në të gjitha drejtimet aq sa i lejohet prokurorit të përgjithshëm”.
Saimir Korreshi: A kryen inspektime Prokurori i Përgjithshëm? A merr masa? Me çfarë merret Prokurori i Përgjithshëm? A ka qenë ndonjëherë a janë eficentë këta prokurorë dhe OPGj gjatë orarit të punës? Pse janë ashpërsuar masat e sigurimit, cilat janë kategorikë? A mos ka të bëjë kjo me kundravajtjet penale? Kodi Penal, edhe për të pandehurin, por edhe fryma fillimisht është që t’i japim një mundësi të dytë në jetë, sa urdhëra penale ka lëshuar Prokuroria e Fierit, a rezulton se ka bërë ndonjë urdhër penal, dhe pse? Sa të dënuar ka për këta që kanë kundërvajtje penale, sa janë të dënuar me orë pune në komunitet?
Olsian Çela: Unë po nis nga pjesa e inspektimeve. Këto janë çështje mjaft të rëndësishme. Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të bëjë inspektime, kjo detyrë i është ngarkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ajo që unë vlerësoj dhe do të ishte e nevojshme është që të ripërcaktoj kuadrin ligjor. Për shkak të pozicionit që ka prokurori i Përgjithshëm është një pjesë e reduktuar e të dhënave. E vetmja mundësi që ka Prokurori i Përgjithshëm është verifikimi i rastit. Do përfitoja nga rasti që çdo qytetar që vë re sjellje të papërshtatshme të prokurorëve, ti adresojë këto probleme. Sa i përket pyetjes për urdhërat penalë. Ka një rënie të tyre. Mendoj që ka një hezitim të përgjithshëm për shkak të një marrëdhënie difektoze mes prokurorive dhe gjykatave. Shkon përtej prokurorëve kjo çështje. Masat e sigurisë, rezulton se ka një tendencë për të pasur një prevalim të masave ekstreme, ato të arrestit. Kjo çështje është ballafaquar në analizat vjetore. Në bazë të të dhënave të sivjetshme janë 19% më shumë dhe më të ashpra.
/ZËRI
Burimi