Vrau shokun e dhomës në azilin privat në Tiranë, ndërron jetë në spital Zydi Shehi

Vrau shokun e dhomës në azilin privat në Tiranë, ndërron jetë në spital Zydi Shehi

Zydi Shehi

TIRANË-Ka ndërruar jetë historiani Zydi Shehi, i cili pak ditë më parë dhunoi për vdekje shokun e tij të dhomës në një azil në Tiranë. Shehi ndërroi jetë në një spital në Tiranë, ku po qëndronte prej 4-ditësh pasi vuante nga parkinsoni. Zyhdi Shehu, 78 vjeç, vrau me shkop shokun e dhomës Virxhil Vesho, 82 vjeç. Krimi i rëndë ndodhi në lagjen “Ali Demi”. Lajmin e ka dhënë studiuesi dhe ish-deputeti Fatmir Toçi, i cili thotë se ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në kryeqytet.
Postimi i plotë i Fatmir Toçit:
Ka ndërruar jetë sot në një spital të Tiranës studiuesi dhe historiani Zydi Shehi, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, i bërë i njohur kohët e fundit edhe për një ngjarje të rëndë në një azil të Tiranës, rrethanat dhe përfundimet e së cilës janë akoma të pazbardhura dhe të paqarta plotësisht… Zydi Shehi ishte një figurë e mirënjohur në Kavajën e tij si familjar dhe qytetar i devotshëm, studiues i apasionuar pas historisë, veçanërisht për qytetin e tij, Kavajën dhe rrethinat e saj dhe autor i disa botimeve me vlerë dhe interes të veçantë në këtë fushë, duke sjelle fakte dhe interpretime të panjohura më parë. Për këto kontribute për qytetin e tij dhe shoqërinë e emancipuar kavajase ai ishte shpallur njëzëri nga Këshilli Bashkiak i qytetit “Qytetar Nderi i Kavajës”, titull i merituar për një personalitet të shquar e me kontribute konkrete si Zydi Shehi, i cili gjatë gjithë jetës së tij reflektoi mirësi, korrektesë e kulturë, shembullin e modelin e qytetarit bashkëkohor.
Kush është Zyhdi Shehu
Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, ishte një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare. Madje ai vitin e kaluar u shpall edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur. 
Zyhdi Shehi u diplomua në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi. Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982, nisi punën në Muzeun Historik të Kavajës. Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga. Më pas, në vitin 2000, monografinë Andrea Ekonomi, “Mësues i Popullit”, “Kavaja, figura të shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka, e Diplomati Stavro Stavri”, etj. Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 edhe medalja “Naim Frashëri”./ZËRI
Burimi