Vrau recepsionistin e ‘Grecia’ në Dhërmi, 43-vjeçari kërkon ekstradimin në Britani
Eraldo Nevruzi dhe Gerald Shehu
KORFUZ-DHËRMI- Autori i vrasjes së Eraldo Nevruzit, recepsionistit të hotelit Grecia në Dhërmi, Gerald Shehu, ende nuk është ekstraduar. Shehu, 43 vjeç, po kryen dënimin në burgun e Korfuzit, pasi aty po qëndronte pas vrasjes.
Për shkak të nënshtetësisë së tij angleze, instuticionet shqiptare kanë hasur pengesë për kërkesën e ekstradimit të 43-vjeçarit. Pas arrestimit, Shehu së bashku me avokatët e tij mbrojtës, të cilët janë anglez, kanë nisur procedurat për të bërë të mundur ekstradimin drejt Britanisë së madhe, për të vuajtur dënimin në këtë vend.
Vrasja ndodhi më 6 qershor të këtij viti, ku Gerald Shehu ekzekutoi recepsionistin Eraldo Nevruzi në hotel ‘Greçia’ në Dhërmi. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit kur dyshohet se dhe janë konfliktuar.
Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. E gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë së hotelit. Pas krimit 43 vjeçari u largua me automjetin tip Audi A8 në drejtim të Greqisë me targa angleze ndërsa trupin e viktimës mbështjellë me çarçaf e hodhi përgjatë itinerarit në drejtim të Greqisë.
Në atë kohë, 43-vjeçari para autoriteteve greke u dëshmoi se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi viktima e ka sulmuar dhe ofenduar i pari, ndërsa ka kërkuar që të mos kthehet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta. /ZËRI
Burimi