Vrau me armë zjarri Kasem Kasmin, dënohet me 20 vite burg Mikea Zeka

Vrau me armë zjarri Kasem Kasmin, dënohet me 20 vite burg Mikea Zeka

Vrau me armë zjarri Kasem Kasmin, dënohet me 20 vite burg Mikea Zeka

Kasem Kasemi dhe Mikea Zeka

ITALI- Gjykata e Frosinones në Itali ka dënuar me 20 vite burg, 23-vjeçarin Mikea Zeka, i cili vrau me armë zjarri bashkëkombësin shqiptar, Kasem Kasmi pas sherrit në një lokal. Ngjarja ndodhi në mars të 2024. 23-vjeçari qëlloi dy herë me armë zjarri drejt 27-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në vend, pasi plumbat e prekën atë në zemër dhe mushkëri. Gjithashtu, mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë, një prej tyre vëllai i viktimës, Ervin Kasmi dhe dy vëllezërit Klevin dhe Alvider Hidraliu.

Prokuroria kishte kërkuar të dënohej me 30 vjet burg, pasi akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. Zeka në dëshminë e tij para drejtësisë deklaroi se kishte qëlluar për vetëmbrojtje dhe se në të kaluarën kishte patur konflikte me Kasemin sepse kishte filluar të dilte me ish-të dashurën e viktimës.

SI NDODHI NGJARJA?

Mikea Zeka ishte në ‘Shake Bar’ në rrugën ‘Aldo Moro’ me miqtë e tij Guliano D. dhe Elia D. të gjithë shqiptarë. Hyjnë dhe 4 shqiptarë të tjerë, Ervin, vëllai i tij, Kasem Kasmi dhe dy shokë. Mes tyre nis debate, ku më pas Zaka ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me 6 plumba, të gjithë në shenjë. Njëri plumb e goditi Kasemin në qafë. Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Një prej tyre është një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Karabinierët kanë arrestuar 23-vjeçarin Mikea Zaka, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer për vetëmbrojtje. Prokuroria italiane e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentative.

Viktima Kasem Kasmi, sipas të dhënave të policisë njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’, kurse autori për disa vite ka jetuar në Casermone, sheshi më i rëndësishëm i trafikut të drogës në Ciociaria. 23- vjeçari dy vitet e fundit është arrestuar dy herë për drogë./ZËRI

Burimi