Vrasja e Valter Fierzës në Shkodër, arrestohet bashkëpunëtori i shpallur në kërkim
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar bashkëpunëtorin e Klodian Mhillit për vrasjen e Valter Fierzës në shtator të vitit 2023. Autoritetet bëjnë me dije se 39-vjeçari i shpallur në kërkim u arrestua në Shkodër. Mbi të rëndojnë akuzat “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
I gjithë konflikti ka nisur fillimisht mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes Klodian Mhilli. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në lagje. Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.
Vëllai i viktimës i ka thënë autorit të dyshuar se ‘’më ke bllokuar rrugën’’ duke u konfliktuar te lokali që shërbente edhe si bilardo dhe ka kërkuar që të lirohet rruga duke qenë se kishte edhe ditëlindjen e vëllait dhe duhej që të kalonin automjete të tjera.
Pas debatit është afruar më një automjet shtetasi Valter Fierza dhe në ato çaste Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar me automatik duke e lënë të vdekur në vend komshiun e tij. Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij.
“Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fierza.
39-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar motomjeti që lëvizte 39-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me motomjet në rrugën e fshatit Dobraç, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI
Burimi