Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Denoncimi i të ëmës zbulon detaje, i ati e vrau për çështje nderi, shkak një video nudo

Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Denoncimi i të ëmës zbulon detaje, i ati e vrau për çështje nderi, shkak një video nudo

Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Denoncimi i të ëmës

Rayyan dhe Fadi Alwan

TIRANË– 24-vjeçarja Rayyan Alwan kishte marrëdhënie komplekse me prindërit e saj, me të cilët konfliktohej shpesh. Por në përplasjet mes tyre kanë përfunduar edhe në Polici. Sipas “ReportTv”, autoritetet gjermane i kanë bërë me dije autoriteteve shqiptare se nëna e ndjerë e 3 fëmijëve ishte shantazhuar nga një tjetër person. E pikërisht kjo çështje ngre dyshimet se e reja mund të jetë vrarë nga i ati për çështje nderi, pasi dyshohet se familja ishte vendosur në dijeni se ajo shantazhohej me video nudo që kishte dërguar. 

Më konkretisht, në datën 26 shkurt, 1 ditë para se vajza e saj 24-vjeçare të gjendej e pajetë në një shtëpi me qira në Tiranë, e ëma ka shkuar që ta denoncojë në Polici. Sipas kallëzimit të bërë, e ëma e viktimës ka treguar se prej dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar personat që e shantazhonin me video. Por megjithatë, në kallëzim, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që personi në fjalë të mos ketë ekzistuar kurrë dhe të jetë vetë e bija ajo që e ka stisur të gjithë skemën e mashtrimit. 

Madje ajo tregoi se e bija ia kishte treguar edhe të atit videon duke shkaktuar një përplasje mes tyre. Pak ditë më vonë, për arsye që ende nuk dihen, Rayyan erdhi në Shqipëri së bashku me të atin duke u hequr si çift. Arsyeja se përse kanë ardhur në vendin tonë ende nuk dihet, por nuk përjashtohet fakti që ta ketë sjellë në vendin tonë vetëm për ta vrarë për “çështje nderi”./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente