
Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri në GJKKO: Si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje?

Safet Bajri
TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e Safet Bajrit për lirim nga qelia. Në sallën e gjyqit, Bajri ka kundërshtuar provat e SPAK lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, 7 vite më parë në lagjen Kiras në Shkodër. Bajri pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen, duke shtuar se provat nuk mund të konsiderohen si të tilla.
“S’e kuptoj si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje, un në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë, me ik në shtëpi nga ato rrugë do kaloj ku kam kalu gjithmonë,”- ka thënë Bajri.
Disa javë më parë, SPAK zbuloi se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Fatbardh Licit, për të cilin ‘fajësoi’, Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
Për të tre rëndojnë veprat penale: “vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./ZËRI