Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 person në pranga, 3 në kërkim! Zbulohet baza e tyre në Tiranë

Vrasja e Elis Rroshkodolit në Shkodër, 1 person në pranga, 3 në kërkim! Zbulohet baza e tyre në Tiranë

elis rroshkodoli

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Zdrales, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Elis Rroshkodoli. Blutë kanë vënë në pranga një person, që dyshohet se ka ndihmuar autorët në kryerjen e vrasjes, ndërkohë që 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
I arrestuari si i implikuar në këtë ngjarje është 26-vjeçari me iniciale XH.M., ndërsa janë shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.
Po ashtu, është zbuluar një garazh në Tiranë që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).
“Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.), kryer më datë 30.08.2024, në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, u finalizua operacioni policor i koduar “Fjalëkryqi”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).
Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, u zbulua në territorin e bashkisë Tiranë, një garazh, ku këta 4 shtetas mbanin automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës, të cilat dyshohet se janë siguruar për të shërbyer gjatë kryerjes së krimeve të rënda kundër personit.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete të dyshuara të trafikuara dhe pjesë të automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.).
Vijojnë intensivisht kërkimet me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

Elis Rroshkodol i njohur dhe si Elis Shkoza, u ekzekutua me 18 plumba teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Zdrales në Shkodër. Autori ka qëlluar me armë automatike me silenciator, i cili e ka lënë të vdekur në vend 36-vjeçarin. 
Roshkodoli në të shkuarën ka qenë i skeduar, dënuar dhe shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale të ndodhura brenda dhe jashtë vendit.
Konfliktet e viktimës kanë nisur që kur ka qenë në një moshë të re ende pa i bërë 20 vjeç deri kur u qëllua për vdekje në atentatin mafioz të një dite më parë. Së fundi është zbuluar edhe një ngjarje për të cilën 36-vjeçari nuk është përmendur më herët. Bëhet fjalë për një plagosje të ndodhur në vitin 2010, ku Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu. Ky i fundit rezulton gjithashtu i dënuar dhe arrestuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin verior.
Po ashtu në vitin 2014, Rroshkodoli dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit. Ndërkohë policia përveç këtyre ngjarjeve ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima. /ZËRI 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente