Vrasja e dyfishtë në Velipojë/  Lihen në burg dy bashkëpunëtorët e vëllezërve Frroku

Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Lihen në burg dy bashkëpunëtorët e vëllezërve Frroku

Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha

SHKODËR-  Dy punonjës të hotelit të familjes Frroku, të identifikuar si Mario Palin dhe Zyber Zagrad janë arrestuar dhe janë lënë në burg. Palon dhe Zagrad dyshohet se janë bashkëpunëtorët e vëllezërve Frroku në vrasjen e Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës. Nga ngjarja e të hënës mbrëma (19 gusht) Zagrad mbeti i plagosur në këmbë.

Një konflikt banal i nisur rreth 2 muaj më parë denigroi në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimë nga breshëria e plumbave mbetën Arsid Hoxha, 22 vjeç edhe Ersild Ishmi, 33 vjeç. Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj tha në një deklaratë për mediat se shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një debat i ndodhur në fund të muajit Qershor në hotelin e vëllezërve Frroku, mes kamarierit dhe kuzhinierit./ ZËRI
Burimi