VMRO rikthehet kundër gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut: Sjell kaos politik

VMRO rikthehet kundër gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut: Sjell kaos politik

Darko Kostadinovski

MAQEDONIA E VERIUT- Dy muaj pas formimit të qeverisë në koalicion me shqiptarët e VLEN, në institucione të rëndësishme si Gjykata Kushtetuese, po shfaqen qëndrime kundër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka paralajmëruar nisjen e një iniciative kundër gjuhës shqipe, duke deklaruar se “ligji për përdorimin e gjuhëve ka krijuar një kaos juridik që është shndërruar në kaos politik”.
Deklarata e kreut të Gjykatës ngre shqetësime për shfuqizimin e ligjit të gjuhës shqipe, një arritje e rëndësishme për shqiptarët pas implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Reagime të ashpra kanë ardhur nga koalicioni VLEN dhe partitë shqiptare në bashkëqeverisje me VMRO, të cilët e kanë cilësuar këtë iniciativë si tentativë për grusht shteti. Opozita shqiptare, përfshirë BDI dhe Aleancën për Shqiptarët, ka bërë thirrje të mos preket statusi i shqipes.
Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët e Pakicave e ka cilësuar iniciativën si një veprim me karakter politik dhe nacionalist që rrezikon tensione dhe konflikte të reja. Ligji për dygjuhësinë, i miratuar në vitin 2018, parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel kombëtar, përfshirë institucionet shtetërore dhe komunat me të paktën 20% të popullsisë shqiptare./ ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente