Vjosa Osmani kritikon dialogun me Serbinë në Pragë: Dy shtetet nuk po trajtohen me barazi nga BE
Vjosa Osmani
PRAGË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar procesin e dialogut me Serbinë, duke deklaruar se negociatat kanë ngecur për shkak të trajtimit të pabarabartë të shteteve nga Bashkimi Evropian. Duke folur në samitin e sigurisë në Pragë, Osmani ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha zotimet e saj, ndërsa Serbia ka dështuar të zbatojë marrëveshjet e arritura.
Osmani ka përmendur një sërë marrëveshjesh që Serbia nuk i ka përmbushur, duke përfshirë marrëveshjet për lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave dhe dokumenteve të tjera, si dhe obligimin për largimin e strukturave ilegale paralele nga veriu i Kosovës.
“Pavarësisht të gjithë kësaj dhe listës së moszbatimit nga Serbia, gjeni cila palë është nën masa të BE. Është pala që është 100% në linjë me BE-në, pala që asnjëherë nuk merr armë nga Rusia, Kina apo Irani, është pala që 95% e popullit të së cilës janë në favor të BE-së, pala që kurrë nuk ka kryer akt agresioni ndaj fqinjëve të saj, që nuk destabilizon fqinjët, që nuk përdor rusët MIG të fluturojë mbi fqinjët e saj, kjo është pala që është nën masa. Është Kosova. Prandaj tavolina është përmbys. Kur nuk ke barazi qysh në themel të çfarëdo procesi negociues, askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme që edhe mund të zbatohen në terren”
Presidentja Osmani ka vënë në dukje se pavarësisht mospërmbushjes së zotimeve nga Serbia, është Kosova ajo që po mbahet nën masa nga BE. Ajo theksoi se Kosova është 100% në linjë me BE-në, nuk merr armë nga Rusia, Kina apo Irani, dhe nuk ka kryer akte agresioni ndaj fqinjëve të saj, por gjithsesi është pala që sanksionohet. “Tavolina është përmbys. Kur nuk ke barazi në themel të procesit negociues, nuk mund të presim rezultate të prekshme,” shtoi Osmani./ ZËRI
Burimi