Vijat e kuqe në politikë: Të arsyeshme apo kontraproduktive?

Vijat e kuqe në politikë: Të arsyeshme apo kontraproduktive?

Xi Jiping, Biden, Putin

GJERMANI- Presidenti i SHBA -së Joe Biden paralajmëroi në mars të 2024 kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu për rreziqet e zhvillimit të një ofensive tokësore në Rafah: „Sepse nuk mund të vriten 30 mijë palestinezë të tjerë,” deklaroi ai në një intervistë me stacionin televiziv amerikan, MSNBC. „Kufiri nuk duhet kapërcyer.”
Në shkurt 2023 ministri i jashtëm i BE-së, Josep Borrel kërcënoi Kinën se nëse Pekini i dërgonte armë Moskës për luftën kundër Ukrainës, atëherë kjo do të thoshte për BE se kufiri është kapërcyer.
Njëjtë, e quajti Vladimir Putinianëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, pak para fillimit të luftës. Dhe për kryetarin kinez të shtetit, Xi Jinping kufiri i tolerancës së formuluar publikisht kapërcehet nëse Taivani shpall zyrtarisht pavarësinë.
Në grindjen për armët atomike me Iranin, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e vuri kufirin në mënyrë shumë figurative, duke bërë me stilolaps një vijë të kuqe. Në shtator 2012 ai paralajmëroi para Asamblesë së Përgjithshme të OKB se edhe pak kohë dhe Teherani përfundon me ndërtimin e bombës atomike dhe e vuri këtë në dukje me anë të një grafiku, në të cilën ai skicoi linjën, e cila nuk duhej kapërcyer në asnjë mënyrë.
Sinjal alarmi për sistemin ekzistues botëror
Faktikisht deklarimi se kufiri nuk duhet kapërcyer është shtuar shumë kohët e fundit në politikën ndërkombëtare. Sipas një analize të faqes amerikane të internetit për gazetarinë e të dhënave, „Smart politics”, para Barack Obamës vetëm dy presidentë të tjerë e kanë shpallur publikisht këtë. Vetë Obama e pati përdorur këtë mjet stilistik 11 herë. I njohur sidomos është paralajmërimi që ai i bëri pushtetmbajtësit sirian, Bashar al-Assad për rreziqet e përdorimit të armëve kimike në luftën civile të Sirisë.
Për studiuesen e konflikteve, Anne Holper në Universitetin Europian Viadrina në Frankfurt/Oder shpallja se kupa është mbushur është shprehje e zhvendosjes gjithnjë e më të madhe të raporteve gjeopolitike të forcës. Sipas Holperit, fuqitë hegjemoniste sinjalizojnë në këtë mënyrë se „Për ne kufiri vendoset këtu, dhe nuk duhet kapërcyer në mënyrë që rendi ynë botëror të mos ndryshojë.”
Përdorimi i armëve kimike në Siri, rënia në duart e Teheranit e një bombe atomike ose marshimi rus në Ukrainë kanë qenë të gjitha thyerje tabushë, që e kanë tronditur në themel këtë rend botëror. “Sa herë që një rend që mendohet se është i qendrueshmëm ndihet i sfiduar, atëherë shpallet se kupa është mbushur, sepse indinjata ka arritur kulmin,” konstaton studiuesja e konflikteve. “Në një situatë të tillë sfidimi është maksimal dhe ndihet nevoja e dhënies së sinjalit se kërcënimi ka shkaktuar efektin maksimal, dhe duke pasur parasysh këtë pala tjetër nuk guxon të bëjë hapa të tjerë.”
Kërcënim i kotë me efekte anësore
Kur shpallet mbushja e kupës, shpesh ajo shoqërohet me pasoja të rënda. Shpesh nuk është e qartë cilat janë pasojat. “Synimi është futja e frikës,” thotë Anne Holper. “Në fakt gjithnjë”. Por në thelb kemi të bëjmë me një kotësi politike. Që sjell me vete një dilemë: “Se nuk ekziston dëshira për vendosjen e sanksioneve të rënda, por ato do të vijnë nëse kapërcehet kufiri.”
Edhe Joe Bideni nuk tha cilat do të ishin reaksionet e SHBA nëse ofensiva tokësore izraelite kryhej në Rafah, kërcënim u bë faktikisht se do të ndodhte „reduktim i ndihmës ushtarake” për Izraelin. Pak kohë më vonë Uashingtoni bëri një hap mbrapaktheu, duke deklaruar në mënyrë retorike, se nuk duhej detyruar të bënte një gjë të tillë: “SHBA nuk mendon se aktivitetet e Izraelit në Rafah janë „operacion i madh tokësor”, që do të kapërcenin kufirin e vendosur nga presidenti Joe Biden,” u tha nga Shtëpia e Bardhë.
Prandaj për Anne Holper vendosja e kufirit është “një instrument paradoksal: Sepse nuk ekziston dëshira për të shkuar deri aty, por detyrohet nga kundërshtari, kur ky e kapërcen kufirin.” Por kjo gjë nuk ka ose ka pak pasoja, “sepse edhe personi që deklaron mbushjen e kupës përjeton vetë një humbje besueshmërie dhe fuqie, e cila është shumë më e madhe se sa ajo që ndodh kur bëhet kapërcimi vërtet i kufirit: Një kërcënim që nuk vihet në jetë shihet si dobësi në zbatim.
Luftë kundër zhvendosjes së kufijve
Atëherë pse ndodh megjithatë vendosja e kufijve që nuk duhen kapërcyer? Sepse shpërndarja e forcave në botë ndryshon në mënyrë fundamentale dhe prandaj në një situatë të përshkallëzuar keq nuk ekzistojnë mjete të tjera për të thënë troç dhe pa mundësi keqkuptimi për të gjithë pjesëmarrësit „deri këtu dhe jo më tutje”. Përpjekjet e Rusisë, Kinës dhe disa shteteve të Jugut global kanë krijuar shqetësimin se rendi i deritanishëm botëror është vënë në dyshim dhe se kufijtë e së mundshmes duhen vendosur nga e para, deklaron Anne Holper. Sidomos fuqitë që kërkojnë që të ruajnë rendin e deritanishëm, e pengojnë „krijimin e të çarave në kufij” sepse dihet se: Nëse kjo gjë bëhet një herë, atëherë të njëjtën gjë do të duan ta bëjnë edhe shumë të tjerë. Atëherë na venë dikur përpara me këtë rend të ri dhe rregulla të reja, që futen thjesht në sistem.”
Por njëkohësisht kjo zhvendosje forcash krijon shqetësimin se këto kufij nuk mund të ruhen gjithnjë dhe kudo në mënyrë koseguente. Prandaj sfiduesit i tregohet se deri ku lejohet thyerja e tabuve. Dhe se cilat do ishin masat që do merreshin, por edhe që nuk do merreshin.
Prandaj nga pikëpamja e studimit të konflikteve nuk është mençuri të tregosh publikisht vendosjen e kufijve, për ta përdorur si mekanizëm për të shtirë frikën: “Sepse zakonisht është e pamundur ta formulosh futjen e frikës në atë mënyrë që të mos lesh rrugë të hapur për t’u detyruar pa dashur më pas.” Kështu mund të përfundosh pa dashur në një shkallëzim të situatës. “Prandaj, mos u merr fare me deklarata se ku është kufiri!” këshillon Anne Holper.
Kufijtë më mirë të brendshëm
Vendosja e kufirit se deri ku janë vijat e kuqe nuk është fare i nevojshëm për të pasur kufij të qartë dhe për të thënë: “Këto janë rregullat tona, dhe këto rregulla ne i mbrojmë,” thotë studiuesja e konflikteve më tej. “Sa i qartë është formulimi i këtyre rregullave dhe kufijve varet nga aksi i Arkimedit që ka njeriu në dispozicion në kontekstin përkatës.” Shumë kuptim ka që kufijtë të vendosen në komunikimin e brendshëm, përshembull midis fuqive aleate ose që forcat e armatosura të vendosin vetë kufijtë e vetë, për të treguar kur duhet vepruar, por këto kufij nuk u tregohen të tjerëve.
Anne Holper këshillon që diskutimi duhet të jetë I kontrolluar dhe i moderuar, për të shmangur shkallëzimin e situatës. Në shembullin e luftës së Ukrainës, thotë ajo, të gjithë e dinë se kapërcimi hapur i kufijve nga ana e Rusisë nuk do të tolerohej. “Mirë do të ishte që aleatët e NATO-s dhe të BE-së të shfaqen të bashkuar dhe të flasin me një zë, që të bëhet e qartë se: “Ne nuk mund të merremi me ta, ata nuk mund të përçahen. Dhe nuk merren me propozime të tjera të nxituara. ‘Por se ata luftojnë së bashku për të mbrojtur vlerat e tyre.”/DW
Burimi